Dritare Fjalës

 
"Dritarja Fjalës"   Reviste  letrare,artistike kulturore  shqiptare ne online !...Mirsevini-Welcome!.. 
     

 

 

HOME
Tregime
Poezi
Fabula
Esse
Intervista
Njoftime
Lidhje
Kontakte
Reaklama
Botime
Stafi
Fjala e lire
Kulture
Foto
Te ndryshme
 
 

               Misioni dhe disa rregulla baze te revistes  

                       “Dritarja Fjales”

 

          "Dritarja Fjalës" eshte reviste letraro-artistike e hapur me 7 mars 2007, ne online e cila ka si synim bashkimin e te gjithe atyre qe mendojne se me penen e tyre i sherbejne sadopak kombit dhe njerzimit. Nuk do ti behet askujt pengese per pikpamje politike apo fetare si dhe shqyrtimit e raporteve dhe nenraporteve te reja, te vjetra apo te krijuara  nga zhvillimet letrare dhe artistike te kombit shqiptare i kudo ndodhur.

          Revista nuk do t'u shmanget ngjarjeve te permasave boterore te cilat prekin njerezimin ne pergjithesi. Revista ka gjithashtu per qellim menjanimin e çdo konflikti qe eshte ne dem te saj, te artit kultures, dhe njerzimit,  dhe nuk lejon nepermjet saj ofendimin e askujt, pra nuk do te botoje asnje shkrim denigrues gjoje nen frymen e kritikes letrare, qofte individuale qofte kolektive "Dritarja Fjalës" do te jete, e hapur ndaj gjithe bashkepunetoreve, pavaresisht bindjeve te tyre politike, fetare a klases shoqerore. Perspektiva shqiptare dhe investimi moral dhe shpirteror drejt prirjeve  te botes shqiptare eshte fokusi paresor i kesaj reviste.

         Gjuha baze e revistes do te jete gjuha shqipe, por do te kete botime nga te gjitha gjuhet e botes ku ka shqipfolsa, njekohesisht keto shkrime duhet te dergohen ne dy gjuhet e autorit. Ne qoftese autori nuk din gjuhen shqipe por eshte shqiptare dhe jo shqiptar, ai ose ajo duhet te prezentohet me perpara tek stafi i revistes, ne adresen www. Dritarjafjalës@yahoo.com.

        " Dritarjafjalës” ka si qellim perfaqesimin dhe terheqejen e shkrimtarve, poetve, fabulisteve, artisteve, fotograveve, modelisteve, etj, te rinje apo te afirmuar,  te gazetareve te lire a te angazhuar me media te tjera dhe te gjithe individeve nga te gjitha profesionet qe i besojne lirise se fjales dhe shprehjes, si dhe pasionit dhe fuqise se fjales  shpirterore dhe te shkruar.

             Permbajtja e revistet do te jete nje fryme e pergjithshme e krijimtarise dhe shqiptarizmit. Idealet kombetare dhe fjala e lire poetike do te jene shtylla mbeshtetese e saj, me krijimet, shkrimet  e artikuj te ndryshem letraro-artistik, gjuhesor, studimore, deshmuese, dekumentuese, te te gjitha sferave dhe gjinive, deri tek debatet konstruktive pa cenuar, te drejten e personit, lirine e fjales, besim etj

 

 Bashkepunimi me revisten " Dritarja fjalës "

            Dritarja Fjalës eshte reviste e hapur dhe e mirepret bashkepunimin me te gjithe krijuesit, shkrimtar, poet, fabulist, humorist, fotograf, modelist, gazetar etj. Per gazetaret qe bashkepunojne me shkrimet e tyre si nga Shqiparie dhe nga bota ku ka shqipfolsa, duhet te ruhen dhe te kihen parasysh gjate shkrimeve disa parime dhe rregulla te gazetarise se shkruar duke patur parasysh qe shkrimet;  te permbajne nje argument te qendrueshem dhe nje perfundim logjik, te perçojne nje perspektive e cila te deshmoje nje lidhje te drejtperdrejte e te anasjellte me interesat dhe vlerat e botes shqiptare e me tej. Te jete i ndertuar mire dhe i mbeshtetur ne shembuj konkret, te kete stil, te jete shkruar duke patur ne mendje se masa e lexuesve nuk eshte ne korent me te gjitha ngjarjet, pra me nje gjuhe shpjeguese dhe te thjeshte, ti menjanoje fjalet e huaja aty ku eshte e mundur.Keshillohet te kontaktuarit me redaksine per te diskutuar idene dhe stilin me te pershtatshem per ta shnderruar ne shkrim per revisten. Format e preferuar jane eseja, intervista, reportazhi, opinioni apo dossieri.

              Nuk botohen shkrime polimike diskreminuse, fyese, te karekterit, fetar, personal dhe ne grupe.

             Nuk botohen shkrime me perçarje fetare,  politike e krahinore.

             Revista bazohet ne gjuhen e sotme shqipe por boton çdo lloj krijimtarie duke ruajtur autorsine dhe menyren e te shkruarit, (dialektin).

            Asnje lloj, poezie, fabule, tregimi, shkrimi apo fotografi nuk i kthehen autorit.

            Pra revista “Dritarja fjalës” eshte reviste ku bazen e saj e ka tek krijuesit letrare me krijimet e tyre, si dhe rubrikave qe i cilesuam me lart.

             Revista pranon çdo lloji krijimtarie personale ne te gjitha gjuhet, por duke e shoqeruar ne shqip krijimtarine e tij, meqenese kemi te hapur edhe versionin e gjuhes anglish, etj.

               Stafi i revistes nuk merr persiper korektimin redaktimin e asnje lloje krijimtari, pergjegjesia, bie mbi autorin.

            Revista eshte e hapur per bashkepuntore  vullnetare sepse asnje nga drejtuesit e revistes nuk ka perfitim vetem ndanje shpenzim te vogel te karakterit human dhe dashamires per interesat e bashkepunimit te njohjes me njeri tjetrin te shkrimtareve,  poetve shqiptar, etj, qe jemi shperndare ne kater anet e botes.

            Reviste reklamon falas çdo lloj bisnesi, jo fitimprures, reklamon librat e rinje te çdo autori, do te publikoje (falas) njoftime mbi veprimtari, botime librash, koncerte te organizatave dhe individeve, sa kohe qe aktivitete te tilla jane ne sherbim te komunitetit shqiptar, jo per fitime financiar personale te tyre.

 

           Organizon konkurse te ndryshme me rastin e dites se letersise.

           Revista ke nje staf te pergatitur qe ndihmon çdo krijues, me korektim, redaktim, si dhe botim me çmime te arsyeshme te krijimtarise se tyre.

           Për te gjitha keto duhet te kontaktoni ne e-mail www.   Dritarjafjalës@yahoo.com.

           Per bisnesmenet, grupet artistike-kulturore  te cilet deshirojne te reklamojne bisneset dhe aktivitetet, si individuale dhe kolektive e tyre do te kete nje çmim qe do te jete teper simbolik vetem per te mirembjajtur dhe zgjeruar kete dritare shpirterore te fjales se krijuesit shqipfoles, meqenese per hapjen e faqes eshte paguar. Per te gjitha keto ju duhet te kontaktoni ne e-mail,  Dritarjafjalës@yahoo.com

 

 

   
                                           
     
     
     
     
   
                                                          Powered by Lek Gjoka