Idhulli ynė
kombėtar frymėzon muzėn e poetit tė shquar tė
ishujve oqeanikė
Gjergj Kastrioti,
"hero" nė Filipine
Skėnderbeu dhe
fama e qėndresės sė tij glorifikohen nė njė poemė tė
mrekullueshme prej 1800 vargjesh
Ėshtė shumė e ēuditshme, gati,
gati e pabesueshme, qė njė poemė prej gati 1800
vargjesh, e kthyer nė poemė kombėtare pėr njė popull,
madje e krijuar mijėra e mijėra kilometra larg, nė
Filipine, ti kushtohet Heroit tonė Kombėtar, Gjergj
Kastriotit Skėnderbeut.
Si shkoi vallė fama e kėtij njeriu gjer pėrtej
imagjinatės njerėzore, nė meridianė gjeografikė tė
largėt, nė kontinente tė tjera dhe popuj qė nuk
patėn asnjėherė mundėsinė tė vijnė nė kontakt me
historinė tonė dhe aq mė pak me njė luftėtar tė
kohėve tė shkuara, tė shekullit tė 15-tė? Kush ishte
njeriu, qė e gjeti heroin tonė si simbol pėr
krijimin e tij mahnitės dhe pse e bėri kėtė? Pėrse i
duhej atij populli, filipinasve, legjenda e kėtij
kalorėsi tė qėndresės dhe lirisė?
KUSH ESHTE POETI FILIPINAS
QĖ U MAHNIT PAS SKĖNDERBEUT
ā¦Ėshtė Francisko Balagtas, apo i njohur edhe me
mbiemrin Baltazar, lindi nė qytetin e Bigaa-s, (qytet
qė tashmė nė nder tė tij mban emrin Balagtas) tė
provincės Bulakana, Filippine, mė 1788 dhe vdiq nė
1862. Prindėrit e tij qenė indigjenė vendas. Nė
fėmijėrinė e tij mori mėsime nė njė shkollė fillore
tė qytezės, ndėrsa nė moshėn njėmbėdhjetėvjeēare
shkoi nė Tondo-Manila, te tezja e tij, Dona
Trinidad. E impresionuar nga zgjuarsia e fėmijės ajo
sponsorizoi studimet e tij tė mėtejshme.
Gjatė viteve tė studimeve universitare mėsoi tė
shkruajė poezi nga njėri prej poetėve mė tė njohur
Hose de la Kruz. Ndoshta, ishte ky njeri, i cili
influencoi dhe la gjurmė tė thella nė botėn e tė
riut Balagtas nė tėrėsi dhe nė formimin e tij
kulturor nė veēanti.
Shumė shpejt u bė i njohur me veprėn e tij si
shkrimtar, por ato qė e ngritėn Balagtasin nė
piedestalin e poetit kombėtar qenė poema "Florenti
dhe Laura" dhe njė akt tjetėr sa patriotik aq edhe
shkencor; shkrimi i kėsaj poeme, pėr herė tė parė nė
historinė e popullit filipinas, nė gjuhėn e
indigjenėve vendas - Tagalog - qė prej asaj kohe
ėshtė kthyer nė gjuhė zyrtare tė atij vendi.
Kujtojmė se gjer nė fillimet e shekullit XIX, gjuha
zyrtare dhe e shkruar e filipinasve ishte
spanjishtja, koloni e tė cilės ishin vetė Filipinet.
Ėshtė ky shkaku, qė Balagtas prej asaj kohe, ėshtė
vlerėsuar poeti mė i madh dhe mė nė zė i Filipineve.
Ėshtė ky shkaku qė ai thėrritet me epitetin Tagalogu
apo Uilliam Shekspiri i letėrsisė filipinase.
Jo vetėm kaq, por Balagdas ėshtė njeriu, i cili
renditet i pari nė panteonin e "Artistėve tė
Popullit" filipinas. Nė kėtė altar nderi, ky vend ka
vendosur dhe lauruar vetėm shtatė veta, nė krye tė
tė cilėve renditet "Tagalogu". (- Francisko Balagtas
shkrimtar dhe poet; A. Buonaventura - kompozitor; N.
Abelardo - kėngėtar; F. Akuino-balerinė;
G.Tolentino-skulptor; G. de Leon-regjisor; H.
dela Rama-aktore.).
Balagdas ėshtė autori i njė numri tė madh krijimesh
letrare, nė gjini tė tjera, novela, pesė drama,
komedi, poezi, tė cilat tė pėrmbledhura tashmė
formojnė njė cikėl tė plotė prej 12 vėllimesh. Por,
natyrisht, ajo qė e vendosi atė nė fronin e "Mbretit
tė poezisė" mbetet padyshim "Florenti dhe Laura".
Poema u botua pėr herė tė parė nė vitin 1838, nė
kushtet e njė regjimi dhe censure tė ashpėr. Prej
asaj kohe, ajo ėshtė ribotuar pothuaj 37 herė tė
tjera dhe tirazhi i gjertanishėm ka kaluar shifrėn e
miliona kopjeve, pa pėrmendur botimet e reduktuara
apo pėrshtatura pėr nxėnės e studentėt e shkollave.
PĖRSE U THĖRRIT SKĖNDERBEU
NĖ VĖMENDJEN FILIPINASE?
ā¦Sepse populli i Filipineve, nė ishujt e
shpėrndarė, nė arqipelagun e Paqėsorit, ndodhej
pothuaj nė tė njėjtat kushte me ato tė popullit
shqiptar, i cili ndėrsa vuante nėn sundimin osman, u
ngrit nė luftėrat pėr ēlirim kombėtar, i udhėhequr
nga njėri prej heroit tė vet - Skėnderbeu.
Mbas njė pushtimi tė gjatė prej arabėve, robėria e
filipinasve u pasua nga njė tjetėr sundim, ai
spanjoll. Njoftimet e para tė Magelanit, kishin vėnė
nė dijeni menjėherė orekset e fuqisė mė tė madhe
detare tė kohės, Spanjės, pėr njė invasion tė gjatė
kolonial tė kėtij vendi. Duke filluar prej vitit
1521, galerat e kėsaj fuqie arritėn tė vėnė nėn
kontroll tėrė ishujt, duke instaluar njė sundim, i
cili zgjati pėr gati tre shekuj.
Veē ushtarakisht, Spanja dhe administrata e saj
shtriu mbi territoret dhe popullsinė e kėtij vendi
edhe influencėn e saj kulturore dhe ajo qė ishte mė
domethėnėse dominancėn gjuhėsore, duke e kthyer
spanjishten jo vetėm si gjuhė zyrtare tė kėtij
vendi, por duke e vlerėsuar atė "si mjetin e vetėm
qė dallon indigjenin pa identitet nga njeriu i
vėrtetėā¦"
Nė fillimin e shekullit XIX, ashtu si nė tėrė vendet
e Evropės edhe nė kolonitė e tyre filluan tė
pėrhapen me njė shpejtėsi marramendėse dhe me njė
patos gati, gati dehės, idetė dhe idealet e
iluminizmit francez. Qytetėrimi modern i detyrohet
shumė kėsaj lėvizjeje, e cila nėn misionin e
"ilumen-it, - ndikimit", zgjoi dhe frymėzoi lėvizjet
e shumė popujve kundėr tiranisė, absolutizmit dhe
institucioneve tė vjetruara tradicionale. Pikėrisht,
kėto vite pėrkojnė me lindjen e njė plejalde tė tėrė
intelektualėsh idealistė dhe patriotė nė hapėsirat
filipinase dhe me fillimet e lėvizjeve tė armatosura
popullore, pėr ēlirim nga sundimi i gjatė kolonial
spanjoll.
Nė radhėt e intelektualėve mė nė zė, qė asokohe u
vunė nė krye tė kėsaj lėvizjeje, nė mos mė i
rėndėsishmi, ėshtė padyshim Francisko Balagdas. Pėr
ti shėrbyer misionit tė madh dhe ėndrrave tė
popullit tė tij pėr liri dhe pavarėsi nacionale, pėr
tė frymėzuar dhe udhėhequr atė nė kėtė udhė drejt
prosperitetit, por njėkohėsisht pėr ti shpėtuar
censurės tė administratės spanjolle, ai duhej tė
gjente njė rrugė dhe njė simbol qė tė mund ti
kapėrcente tė dyja kėto barriera.
Dhe ishte pikėrisht historia e popullit tonė dhe
Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu, qė dukej se vinin nė
ėndrrat e krijimtarisė sė poetit si engjėjt e
frymėzimit poetik dhe njėkohėsisht si engjėjt e tij
mbrojtės nga censura e administratės spanjolle.
Po pse shqiptarėt dhe Skėnderbeu?
Sepse filipinasit vuanin nėn sundimin e njė
perandorie sikurse shqiptarėt nėn Perandorinė
Osmane; sepse filipinasit qenė njė popull i vogėl
ballė njė perandorie tė madhe, sikurse shqiptarėt
njė popull i vogėl ballė Perandorisė Osmane; sepse
filipinasit duhej tė ngriheshin kundėr perandorisė
dhe mund tė fitonin ashtu sikurse shqiptarėt e
kishin bėrė kėtė gjė, nėn udhėheqjen e heroit tė
tyre, Skėnderbeut, dhe kishin fituarā¦
KU E GJETI FILIPINASI SKĖNDERBEUN?
Balagdasi ishte njė prej tė rinjve tė talentuar
filipinas qė studioi dhe u arsimua nė universitetet
spanjolle. Ato kohė, nė shekujt e 17-18, nė
folklorin e Spanjės, figura e Skėnderbeut dhe e
shqiptarėve ishte shumė e pranishme, sa pėr shkak tė
aleancave tė dikurshme tė Heroit tonė Kombėtar me
Mbretin e Aragonės aq edhe pėr shkak tė jehonės sė
madhe qė kishte emri i tij si mbrojtės i
krishterimit nė radhėt e latinėve. Por, letėrsia
spanjolle dhe folklori i saj qenė lėndė bazike nė
Fakultetin e Letrave tė Madridit, Barcelonės e mė
gjerė dhe pėr rrjedhim sa shqiptarėt edhe Skėnderbeu
qenė figura tė njohura, jo vetėm pėr studentėt, por
edhe pėr masėn e gjerė tė intelektualėve vendas dhe
filipinas.
Por, nuk do tė mjaftonte vetėm folklori popullor
spanjoll nė frymėzimin dhe hartimin e njė poeme tė
tėrė me personazhe, me emra konkretė vendesh nga
Shqipėria, me ngjarje pothuaj simetrike me ato qė
kishin ndodhur nė epokėn e lavdishme tė heroit tonė.
Duket qė "Shekspiri filipinas" ka studiuar edhe
materiale tė tjera dhe burime tė mirėfillta
historike, nga arkiva apo autorė tė tjerė dhe i ka
pėrdorur ato me njė mjeshtėri krijuese duke na dhėnė
njė vepėr nė pėrmasa tė rralla epike tė llojit tė
saj.
Nė pikėpamje tė teknikės tė tė shkruarit, poema
ėshtė ndėrtuar nė strofa dhe ēdonjėra prej tyre nė
katėr vargje. Rima e vargut ndjek radhėn AAAA. Vargu
ėshtė gjashtėrrokėsh dhe pothuaj ēdo njė i tillė
ėshtė njė fjali e rregullt gramatikore. Subjekti i
saj ndjek njė linjė tė kontrolluar mjaft mirė dhe
ngjarjet rrjedhin nė mėnyrė tė natyrshme. Poema e
ndėrtuar nė metrikėn dhe teknikėn tradicionale
popullore filipinase, e bėn atė edhe me tė
pranueshme dhe tė kuptueshme pėr lexuesin vendas tė
tė gjithė niveleve kulturore.
"FLORENTI DHE LAURA"
POEMA QĖ EVOKON SKĖNDERBEUN DHE KOHĖN E TIJ
Padyshim, "Florenti dhe Laura" vlerėsohet si
kryevepra e letėrsisė filipinase. Titulli i saj nė
origjinal, i shkruar nė gjuhėn vendase, ėshtė:
"Pinagdaanang Buhay Nina Florente at Laura sa
Kahariang Albania", qė i pėrkthyer nė gjuhėn tonė do
tė "Jeta e Florentit dhe Laurės nė mbretėrinė e
Shqipėrisė". Ajo ėshtė njė poemė e karakterit
epiko-historik.
Nė qendėr tė poemės ėshtė Florenti, bir i njė
fisniku shqiptar (- nėnkupto Skėnderbeun, bir i
princit Gjon Kastrioti), tė cilin prindėrit
detyrohen ta largojnė nė moshė tė mitur, larg
familjes dhe atdheut. (- nėnkupto largimin e
Skėnderbeut si peng nė moshė tė mitur, nė oborrin e
Sulltanit,). Nė momentet e ndarjes, i ati e porosit
tė birin tė bėhet i fortė dhe i zgjuar, sepse vendi
i tij rrezikohej nga armiq tė egėr dhe tė pabesė
vazhdimisht gjatė viteve tė qėndrimit tė tij larg
atdheut - Shqipėrisė, Florenti tregon talent dhe
aftėsi tė veēanta; prirje dhe vlera kėto, qė e vėnė
atė pėrballė zilisė dhe kėrcėnimeve pėr jetėn. Nė
kushte dhe situata tė rėnda, ndėrsa merr njoftimin
pėr vdekjen e nėnės, i shmanget njė kurthi dhe merr
rrugėn e kthimit pėr nė Shqipėri. Por, nė kthim atij
i luten miq tė tij ti ndihmojė nė njė betejė kundėr
persėve, tė cilėt udhėhiqen nga Osmalliku dhe
Aladini. Nė kėtė betejė Fiorenti dhe bashkėluftėtarėt
e tij dalin fitimtarė.
Nė prag tė mbėrritjes nė qytetin e tij tė lindjes,
Krujė, njė pėrfaqėsi e qytetarėve tė saj, i del
pėrpara dhe i kėrkon ndihmė pėr tė mobilizuar dhe
udhėhequr luftėn pėr ēlirimin e vendit tė tyre prej
persėve, qė kishin pushtuar prej kohėsh qytetin nėn
komandėn e Osmanllikut. Florenti e pranon kėrkesėn,
dhe ėshtė gati tė "ā¦.vėrė nė rrezik edhe jetėn e
tij pėr Shqipėrinė, atdheun e tij tė dashur". Merr
pėrsipėr komandėn e trupave dhe mbas pesė orė
luftimesh me gjeneralin Osmanllik, e mposht atė dhe
hyn fitimtar nė qytetin e Krujės.
Duke zbritur nė kronikat e ngjarjeve, qė pėrshkruan
poema, mėsojmė se Florenti largohet pėrkohėsisht nga
atdheu i thirrur nė aleanca tė tjera, por kur
kthehet vėshtron se mbi kėshtjellėn e qytetit tė
tij, Krujės, tė valėvitet flamuri i pushtuesit. Nė
betejat e pėrgjakshme dhe vendimtare kundėr
pushtuesve dhe renegateve Fiorente dhe luftėtarėt e
tij dalin fitimtarė.
Betejat e Florentes vazhdojnė edhe mė tej kundėr
forcave turke, tė cilat vijnė nė ndihmė tė trupave
pushtuese tė mbetura. Por edhe nė kėtė betejė tė
ashpėr, pėrballė 30000 trupave turke, pėr
tetėmbėdhjetė ditė rresht, Fiorente triumfon duke
treguar se edhe njė forcė e vogėl, kur lufton pėr
atdheun e vet mund tė mposhtė armiq tė mėdhenj e tė
fuqishėm.
Nė thelb, ky ėshtė edhe qėllimi i misionit poetik tė
Balgadsit dhe nė fund tė fundit profili komunikues i
vetė poemės.
Mbas skenave tė tjera plot tė papritura, tėrheqėse,
por edhe tė ndėrtuara me art dhe finesė, poema
mbyllet me skenėn e kurorėzimit tė Florentes si
Mbret dhe tė Laurės si mbretėreshė, nė Shqipėrinė e
lirė.
POEMĖ HEROIKE QĖ FRYMĖZOI BREZAT
PĖR PAVARĖSINĖ E FILIPINEVE
Mesazhi qė pėrcillte dhe vazhdon ende tė pėrcjellė
poema ishte dhe ėshtė i qartė pėr ēdo lexues. Ato
kohė tė ndezura, kur ajo u shkrua, vargjet e saj
qenė njėlloj si misionarėt, qė nxitėn dhe frymėzuan
kėdo tė ngrihej prej pėrgjumjes nė kthinėn e
rehatisė sė tij personale apo sensibilizuan tė
vendosnin mbi dilemat e ēastit, pėrpara detyrimeve
ndaj Atdheut, tė pushtuar prej spanjollėve. Florenti
jo vetėm me aktet, por edhe meditimet e tij frymėzon
dhe udhėheq botėn e lexuesit tė thjeshtė, nė udhėn e
sakrificave tė mėdha, pėr interesat e lirisė dhe
prosperitetit social.
Kritika vendase dhe e huaj, pothuaj nė mėnyrė
konstante, gjatė tė gjithė viteve, qė prej botimit
tė saj, ruan mendimin se kjo vepėr e Balagdasit
zgjoi dhe frymėzoi jo vetėm shpirtin e njeriut tė
thjeshtė filipinas, por edhe ėndrrat e liderėve
historikė tė kėtij vendi, Andrea Bonifacio dhe
Emilio Xhakinto, tė cilėt ato kohė u vunė nė krye tė
lėvizjeve popullore pėr pavarėsi dhe emancipim
kombėtar. Vetė ata janė shprehur pėr ndikimin e
fuqishėm, qė ka pasur nė kohėn dhe botėn e tyre
vargjet heroike tė Balagdasit, skenat e ndėrtuara me
mjeshtėri tė rrallė, qė pėrshkruajnė aktet e
sakrificave tė personazheve tė poemės. Ndjeshmėria,
finesa dhe muzikaliteti i brendshėm, qė ka derdhur
poeti nė vargje pėr atdheun e kthen poemėn nė njė
kurorė homazhi pėr tė, ndėrsa misionin qė ajo synon
tė realizojė, pėr mobilizimin dhe frymėzimin e njė
populli nė udhėn e indipendencės, e bėn njė himn tė
vėrtetė heroik.
Natyrisht, figura qendrore e tėrė poemės ėshtė
Florente, njeriu qė kthehet nė simbol jo vetėm nė
vargjet e poemės, por edhe nė botėn reale pėr
lexuesin dhe filipinasin e robėruar ato mote. Pėrmes
dialogėve tė tij me miqtė, bashkėluftėtarėt,
armiqtė, apo pėrmes meditimeve dhe monologut tė
arrirė⦠ai bėhet i prekshėm, i pranishėm,
komunikues, bindės, udhėrrėfyes dhe simbol
njėkohėsisht.
Analogjia me realitetet filipinase tė kohės ėshtė e
dukshme dhe mesazhi i poetit ėshtė evident. Poeti e
vendos Florenten tė ndeshet fillimisht me persėt
(sepse filipinasit fillimisht kishin qenė nėn
sundimin arab, pėr disa shekuj) dhe mandej me forcat
e Osmanllikut (sepse Filipinet ndodheshin nėn
sundimin spanjoll).
Nėse do tė ndiqnim me kujdes vargjet e poemės do tė
dallonim pa asnjė vėshtirėsi se pas Florentit
qėndron Heroi ynė Kombėtar, Skėnderbeu; pas
Miramalin - Ballaban Pasha; pas Adolfos - Hamza
Kastrioti; pas Aladinit ndoshta Moisi Golemi, ndėrsa
emėrimet e terrenit ku zhvillohen ngjarjet, autori
nuk i ka ndryshuar. Nė poemė do tė gjejmė me tė
njėjtin emėr; - Kruja, Durrėsi, Shqipėria etj.
PAK VARGJE NGA POEMA
Nėse do tu referoheshim nė mėnyrė konkrete disa
prej vargjeve tė poemės, meditimeve tė Florentes,
ndėrsa "atdheu i tij i dashur - Shqipėria", vuan nėn
sundimin e pushtuesve persė dhe tė tradhtarit
Adolfo, do tė gjenim njė dialog tė brendshėm tepėr
emocional dhe tė arrirė:
O, qiell i sterruar mė thuaj, ti
Pse hesht i mjegullt pa fuqi
Kur flamuri i sė keqes atje rri
Mbi mbretėrinė tonė, Shqipėri
Nė vargje tė mėtejme tė poemės, Florente duke iu
drejtuar bashkėluftėtarėve dhe popullit tė tij,
(duke bėrė kėshtu analogji me kushtet e rėnda tė
pushtimit dhe duke nxitur nė mėnyrė tė
drejtpėrdrejtė ata kundėr kolonizatorėve spanjollė)
lėshon thirrjen dhe kushtrimin njėkohėsisht:
Nėn pranga vuajm nga kjo bishė
Ndaj urdhėr nisa gjithė ushtrisė:
"Nė sulm, nė sulm ne drejt lirisė!
Ēlirim tė shenjtės, Shqipėrisė!"
Pas skenave tė ngarkuara me kurthe e dhimbje, me
luftėra tė ashpra, me peripeci, tė papritura dhe
dashuri, tė pėrshkruara e gdhendura me mjeshtėri nga
poeti, poema mbyllet nėn notat dhe thirrjet
optimiste tė fitores. Ndėrsa dėgjohen boritė e
triumfit dhe brohoritjet e gėzuara tė fitimtarėve,
nė vargjet mbyllėse, janė tė pranishme thirrjet:
"Rroftė mbreti ynė Florante!....Rroftė atdheu
ynė Shqipėria!....
Marre nga gazeta"Shqip"